Rëndohet gjendja e 24-vjeçares Xheni Çoku, e cila pak ditë më parë u transportua në Turqi për t’u kuruar ndaj Covid.
Fillimisht ajo ishte shtruar në Spitalin Infektiv dhe qëndroi disa ditë në intubim. Gjatë kohës që u shtrua në spital ajo ishte shtatzënë dhe mjekët u detyruan të kryenin lindje të parakohshme.
Fatmirësisht foshnja lindi shëndoshë e mirë, por gjendja e Xhenit u përkeqësua edhe më shumë. Ndërkohë e motra ka folur për Fax se gjendja e Xhenit është e rëndë dhe se doktorët turq ende nuk i kanë dhënë shpresa për jetën.
Ndër të tjera motra e saj tha:
Xheni ndodhet në Turqi, gjendja e saj është tepër e rënduar. Deri në këto momente nuk kemi asnjë lloj shprese dhe nga doktorët turq përarsye sepse duhet edhe ata të shikojnë ecurinë e sëmundjes dhe të bëjnë disa teste për pjesën e sëmundjes që ka avnacuar, se deri në tre ditë nuk na japing asnjë shpresë nëse e ka kaluar rrerzikun për jetën apo jo.