Gent Pjetri i njohur si “doktori” i emisionit “Fiks fare” ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në “Syri Tv”. Ai foli për jetën e tij pas shkëputjes nga ekrani.

Genti tregoi se është djalë i vetëm dhe se njëri prej prindërve të tij ka tre vite në krevat.

“Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten. Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, tha, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë!”, u shpreh ai.