TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata. Mësohet se vendimi i SPAK për hetim ka ardhur, pasi emri i saj doli në përgjimet e bisedave në aplikacionin SKY ECC.
Emrin e Elvanës në biseda e ka përmendur, i shumëkërkuari i drejtësisë Ervin Mata, i cili i premtoi ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani që do i kalonte 500 mijë euro nga llogaria e saj.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Elvana Gjata, e bija e Fatmir dhe e Donika, e datëlindjes 03.02.1987, lindur në Tiranë.





