TIRANË- Aktori Donald Veshaj, dje gjatë emisionit të tij “Më lër të flas” me aktorin Romeo Veshaj, ka dhënë një mesazh publik për Dj Dagz. Romeo e pyeti Donaldin se përse nuk e shpëtoi Dj Dagzin në nominimet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Donaldi u shpreh se është bërë pishman për mënyrën si është sjell me DJ Dagzin, dhe i kërkoi falje që nuk e shpëtoi në nominime.
“I dashur miku im, vëllai im Dagzi. Koha fluturon shpejt për të tjerët por jo për ne. Kujtimet e bukura ngatërrohen shpesh me konfuzionin e shkaktuar zgjedhjet që kemi bërë. Duhet të kisha patur më kujdes në rrugëtimin tonë, pishami më gërryen brenda dhe do t’i them disa gjëra. Duhet të shikoja drejt duhet të veproja drejt me ty, të ndiqja zemrën dhe të mos lija konfuzionin të më errësonte mendjen. Duhet të isha treguar më i kujdessëhm, duhet të kisha mbrojtur miqësinë tonë. Duhet të të shpëtoja ty, prandaj me zemër në dorë të them “Më fal,” tha Donaldi.
Donaldi gjatë emisionit të tij ka ‘prekur’ shumë situata të ndodhura në ‘BBV’.