Donaldi ngacmon Beniadën, ajo i kërkon ndihmë Romeos.

Ndërsa Beniada po lahej, dhe nuk e linte rehat, e në atë moment ajo ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.

Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.

“Do ja pres veshet ketij Donaldit, që të ngacmon ty @iambeniada ??”,- ka shkruar Romeo.

Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar: “? vet i the po ka nevojë për ndonjë gjë të të thotë.

Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta, Romeo e “ngacmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë: Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.

Pasi Romeo u takua me Beniadën dhe e lanë gjithashtu të takohen jashtë, menjëher në mbrëmje Donaldi shfrytëzoi momentin sapo u takuan me Beniadën e pyeti: Hë si tu duk?

Ajo me buzeqeshje iu përgjigj duke i thënë: “Po hë si të them është ndryshe nga ty s’di si të them , është më i mbushur – më mirë, më i mbushur”.