Vazhdojnë të vijnë histori tronditëse nga Afganistani. Aktualisht vetëm 5% e familjeve kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë çdo ditë, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë është e uritur – Prindërit i shesin vajzat e tyre të mitura për bukën e gojës dhe askush nuk i ndalon, madje as perëndimi i qytetëruar. Protothema greke, ka publikuar së fundmi historinë tronditëse të një familjeje.

Khalim, 70 vjeç, ka humbur punën e tij si punëtor që kur talebanët morën pushtetin dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë të ardhur. I vetmi burim ushqimi për familjen e tij është një i njohur, i cili i jep oriz ose patate. Si ai dhe gruaja e tij Jasmine, e cila gjithashtu ka humbur punën si rrobaqepëse, janë sëmurë nga uria. Ai planifikon të shesë Nochra-n, vajzën e tij, brenda një muaji dhe synon të njoftojë shitjen në komunitetin e tyre. “Do të njoftojmë se kemi një vajzë në shitje”,thotë Halim, duke shpresuar që Zohra mund të shitet rreth 960 EURO dhe t’u sjellë atyre ndonjë të ardhur për të ndenjur gjallë edhe ca kohë.

Si Jasmine ashtu edhe vajza e pranojnë vendimin e tij. “Nëse dikush na jep diçka për të ngrënë, ne hamë, përndryshe nuk gjejmë dot ushqim”, shton Jasmine. “Nuk kemi çfarë të ngrohemi. “Nuk ka rrugë tjetër veçse të shesim vajzën tonë”.