Qeveria talebane thuhet se po mban një “listë vrasjesh” të homoseksualëve në Afganistan , duke detyruar shumë njerëz të fshihen. Sipas talebanëve, homoseksualiteti është rreptësisht i ndaluar dhe i dënuar me vdekje, shpesh në mënyra brutale.

Së fundmi, drejtori i një grupi të të drejtave të LGBT+ ka pohuar se talebanët kanë krijuar një listë të homoseksualëve që duan të vrasin.

“Kjo është një kohë vërtet e frikshme për të qenë në Afganistan,” tha për France 24 Kimahliu Poëell, drejtor ekzekutiv i “Rainboë Railroad”, e vetmja organizatë ndërkombëtare LGBT+ në terren në Afganistan .

“Tani e dimë me siguri se talebanët kanë një ‘listë vrasjesh’, duke identifikuar personat LBTQI+,” tha ai.