Duan të kontribuojnë me sa të munden.
Fermerët e zonës së Korçës janë të gatshëm që, mollët e pashitura, të cilat po u kalben dita ditës, t’i dhurojnë për Ukrainën.
Pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazike, shumica e fermerëve të Korçës, prodhues të patates, qepës dhe mollës vazhdojnë të shesin lirë.
Në shumë raste ata tregtojnë me çmime të papërfillshme për shkak të mungesës së tregut apo ashtu siç ndodh përherë edhe i hedhin prodhimet e tyre.
Në fshatin Zvirinë, një prej prodhuesve kryesore të mollës i ka mbetur produkti në magazina.
Prodhuesit e qepës këtë vit kanë mundur të shesin më shumë dhe me çmim të arsyeshëm, por shqetësim mbetet rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike.
Prodhimi i vitit të kaluar nga këta fermerë mbetet ende në te njëjtat çmime ndryshe nga sa ndodh me produktet e importit.