Elbasan- Biznesmeni i njohur Gjergj Luca i njohur ndryshe si “oligarku i peshkut”, ka treguar me ane të një video çelësin e tij të suksesit.

Sipas Luces, halli e ka bërë ate që të eci perpara. Sa më shumë halle dhe probleme të ketë njeriu, aq më përpara ecën thotë ai në video.

Halli për energjinë e paperballueshme e ka bërë atë që të marrë sa më shpejt masa dhe t’i përshtatet tregut duke ndërtuar panele diellore.

Hallet dhe problemet na çojnë përpara miq. Kurrë mos ju shmangni për të gjetur rrugën më të lehtë.