Një fluks intensive lëvizjesh ka përfshirë dy pikat e kalimit kufitar : Qafë Thanë me Maqedoninë e Veriut dhe Kapshticë me Greqinë. Rradhët e makinave janë prezente si në hyrje ashtu dhe në dale të Shqipërisë.
Vetëm gjatë orëve te fundit mbi 4200 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 3300 kanë dalë prej pikës së Qafë Thanës. Ndërsa në Kapshticë me një numër më të kufizuar , rreth 1898 shtetas të kombësive të ndryshme kanë hyrë në territorin tonë dhe kanë dal rreth 2750. Numri i lartë i daljeve në kapshticë lidhet dhe me kthimin e emigrantëve shqiptar , rezidentë në shtetin helen.
Këtë sezon veror shumë shtetas nga RMV, Serbia, Rumani, Kosova dhe Europa kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre.