DIMAL- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen që tronditi ditën e sotme fshatin Drenovic të bashkisë së Dimalit. Mësohet se dy vëllezërit Fatjon dhe Klodian Hoxha që që morën peng një 15-vjeçar për vjedhje, ishin kushurinj me njëri-tjetrin. Ata dyshonin se i mituri ka vjedhur një shumë prej 6 milion lekësh në banesën e tyre

Ata e kanë marrë peng atë orët e vona të mbrëmjes së kaluar në mënyrë që ai të tregonte të vërtetën në lidhje me lekët e marra. 15-vjeçari u mbajt disa orë nga dy kushurinjtë e tij. Po ashtu policia ka marrë edhe dëshmi të fqinjëve, të cilët kanë pohuar se i mituri ka qenë autori i disa vjedhjeve në këtë fshat.

Pengmarrjen në policinë e Beratit e kanë njoftuar prindërit e 15-vjeçarit. Policia pasi ka survejuar kamerat ka mundur që të arrestojë dy kushurinjtë, të cilët ndodhen në paraburgim momentalisht. Ndërkohë që i mituri pas arrestit që iu bë mëngjesin e sotëm është lënë i lirë.