Durrës- Arrestohet 37-vjeçarja që ishte shpallur në kërkim në Durrës . Ishte e akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre në bankën ku punonte.

Vihet para drejtësisë shtetësja e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në bankën ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.