Pasi përcollën të miturin për në banesën e fundit, reagojnë familjarët e 3-vjeçarit që u mbyt në kopësht.

Më 7 janar babai dërgoi si zakonisht në çerdhe Noah. Por në drekë e morën të vdekur në spital.

Gjyshërit e fëmijës kanë folur në një lidhje për News24 thanë se nga kopshti iu ka dhënë tre versione për ngjarjen. Po kështu sipas tyre, i kanë gënjyer dhe për praninë e kamerave, gjë që e kanë mohuar ditën e djeshme.

Ja si shprehet gjyshi i tij:

“Për orar të saktë nuk e di. Atë ditë e ka çuar djali në kopsht, pastaj është marrë nusja në telefon. I kishin thënë që çuni është mbytur me lidhësen e bluzës. Bluzën ia kam veshur unë me duart e mia dhe nuk kishte lidhëse në fyt. Pastaj kanë thënë që ka këputur lidhësen dhe e ka kapërcyer, gënjeshtra e dytë, dhe tjetra pastaj që është varur. Asnjë nga këto nuk na bindin. Dje i zoti i çerdhes, i thirri dhe do na tregonte vendin ku kishte ndodhur. Tha është varur këtu, unë çoj dorën atje sepse mendova mos ishte hekur, kapësja më mbeti në dorë. Nusja duke ulëritur, i thamë djali 15 kg nuk mund të varej aty se do ishte këputur. I thashë unë pasi foli burri dhe të gjithë, të lutem zotëri pse na prure këtu. Pa më të voglin dyshim tha, ti ke ardhur vetë. Ai na telefonoi. Ne vajtëm atje, kopshti ishte normal fare, nuk kishte as shenjë, as polici. A ka ndodhur një krim këtu. Ne kemi hyrë 20 veta brenda dhe na futi ai, nuk u futëm ne, na kërkoi ai, jo ne. Se çfarë i ka thënë nuses, por unë djalin e kam rritur. Kur e ka çuar djalin në kopsht, e ka parë vendin. E ka pyetur sa fëmijë mban një edukatore, i ka thënë 5-6. I kanë thënë kemi kamera nga të gjitha anët dhe kur vajtëm dje, ai na tha nuk ka kamera, pavarësisht se na kishte thënë që në çdo dhomë ka kamera. Dje na e ka mohuar dhe tek ai korridor nuk kishte kamera.

Çuni e nisi në shtator çerdhen. Ka lindur në 8 maj 2019 dhe ditën që ka marrë dhe ka mbushur 31 muajsh, jo tre vjeç, por trupi ishte 3 vjeç e më shumë. Në shtator u sëmur dhe e kishim në spital dhe nuk ka shkuar deri në nëntor. Pothuajse në dhjetor. Ka shkuar rreth orës 08:15 në kopsht, çdo gjë ishte normale. E ushqeva me duart e mia, hëngri bashkë me të atin. Çuni ikte dhe me furgon, jo gjithmonë e çonim ne. Nipi kthehej në orën 4 pasdite nga kopshti. Ka ndodhur në orar buke a gjumi nuk e dimë.”, tha gjyshja e 3-vjeçarit.

Ajo kërkoi të dijë të vërtetën për vdekjen e nipit të saj.

“Ne duam vetëm që edukatorja e nipit të tregojë të vërtetën. Nuk e vëmë dot kokën në jastëk, po na bluan shpirti për djalin. E çuam me duart tona e na e prunë me arkivol”, deklaroi gjyshi i të miturit.

Rrëfimi i prindërve:

Në shtator e kam regjistruar dhe shkonte çdo ditë. I pamë të gjitha kushtet dhe na thanë se çdo gjë është me kamera dhe mund t’i hapnim kur të donim. Në tetor nuk e çuam për arsye shëndetësore. E çuam në nëntor.

Mësuesen e donte shumë, me aq sa na thoshte. Në momentin që më morën në telefon më thanë se është lidhur me litarin e bluzës, ndërkohë që nuk kishte të veshur bluzë me litar.

Kur shkova te spitali mësuesja më tha ka hyrë në sallën e operimit, ndërsa mjeku më ka thënë se ka ardhur i pajetë.

Më pas na thanë se ka vetëm 6 kamera kopshti dhe vendi ku ka ndodhur ngjarja na thanë se nuk ka. Doja të flisja me stafin e edukatorëve, por njëra tha jam me Covid, tjetra më bëri bllok në “WhatsApp”. Më kanë gënjyer duke thënë se ka qenë një mjek dhe një infermiere, e sot më thanë nuk ishte asnjë.

Unë e kam kapur me dorë atë litar vetëm pak dhe u këput. Nuk e besoj kurrë se çuni të jetë varur aty. Ka pasur një bluzë me zinxhir, me kapuç dhe shumë, shumë larg nga fyti. Varsja ku ata thonë të jetë varuar nuk bën vaki, është e shkurtër, djali ishte më i gjatë.

Nëse ka qenë e Zotit ia bëj hallall, nëse ia kanë bërë iu thafshin duart.