Egzona Rafuna është cilësuar nga disa komentues si “çanta e tretë e shpinës së Donaldit”, duke iu referuar kështu marrëdhënieve që aktori ka pasur më herët me Semin dhe me Beatrix.

Moderatoja nga Kosova është shprehur se do t’i vite keq nëse do të mbahej mend nga ndjekësit si personi që rrinte pas Donaldit.

“Më vjen keq nëse Big Brotheri im duhej të mbahej mend si i tillë, se nuk e konsideroj veten si të tillë. Njerëzit që më njohin përtej komenteve, e dinë që nuk është e vërtetë. Unë si natyrë jam edhe jashtë, kur e shikoj që është më i dobët emocionalisht, ishin situata që Donaldi rrinte vetëm vetë, unë preferoj të jem tek personat që preferojnë të kenë dikë afër”, tha Egozna.

Në lidhje me mendimin e saj personal se cili duhet të jetë fituesi, ajo shprehet se e meriton Donaldi.

“Donaldi duhet ta fitojë, personi më falso s’po di me i nda”, tha Egzona.