Dosja.al ka mësuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shpallë sot orën 23:00 si limitin e lëvizjes për të gjithë qytetarët. Rivendosja e orës 23:00 si afat për të qarkulluar lirshëm vjen pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid19 dhe përhapjes së variantit Delta.
Kushdo që kërkon të lëvizë pas orës 23:00 duhet të ketë me vete autorizim të posaccëm lëvizjeje.
Që prej 1 korrikut, Komiteti Teknik lehtësoi masat kufizuese të lëvizjes pas uljes së shifrave dhe nisjes së sezonit turistik. Ora policore që ishte në fuqi deri më tani, 00:00, do të jetë në fuqi edhe për ditën e sotme dhe nga nesër, qytetarët do të zbatojnë orarin e ri.