Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës.

Sipas informacioneve të para flitet se tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetë ka mbetur i plagosur, i cili është transportuar në spital.

Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim, shkruan Alsat. Mësohet se personat janë të afërm me njëri-tjetrin dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.