Detaje të reja janë bërë publike për mediat pas arrestimit të 45-vjeçarit Vaska Qirjako Leka në Greqi, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër.

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

Nga mediat e huaja mësohet se bashkë me kokainën, u sekuestrua një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë, nga departamentit të anti drogës greke në banesën në Koropi të Athinës.

Policia thotë se po heton për gjetjen e personave që 45-vjeçari Leka mund të ketë bashkëpunuar.