ITALI- Një tenxhere, një kapak, një paketë me spaghetti të zhytura në ujë të valë. Tetë minuta të tjera dhe voila: makaronat janë gati. Edhe në shtëpinë e Giorgio Parisi, çmimi më i fundit Nobel në fizikë kështu gatohet.
Tani që po kursehet gazi, fotot, videot dhe recetat për makaronat që gatuhen shumë shpejt po qarkullojnë kudo në rrjetet sociale. Fituesi i çmimit Nobel, Giorgio Parisi ka dhënë recetën e tij.
“Kjo është hera e tretë që provoj dhe më duhet të them që funksionon! Pasi të ziejë ujin, hidhni makaronat dhe prisni 2 minuta … pastaj mund ta fikni lehtësisht gazin, thjesht përdorni një kapak dhe llogarisni një minutë shtesë nga koha e zakonshme. Të paktën 8 minuta kursim gazi! Duhet të ndryshojmë zakoneT dhe nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe,”- shkroi ai në Facebook.
Në komente dyshimet dhe konfirmimet: “Funksionon!”, “E provova edhe unë!”, “Eureka!”.
Sa kurseni?
Një studim i promovuar disa muaj më parë nga prodhuesit italianë të pastave të Unione Italiana Food pretendonte se nëse përdorni kapakun gjatë zierjes, mund të kurseni kohë dhe deri në 6% të energjisë dhe emetimeve të CO2./ repubblica.it