Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman është shkarkuar nga posti.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pas komenteve që ajo bëri së fundmi për luftën në Gaza, mes Izraelit dhe Palestinës. Ministrja javën e kaluar u hspreh në një shkrim të “Times”, se policia britanike kishte standarde të dyfishta, sa i përket protestave që po zhvillohen në Londër. Sipas saj, protestuesit e krahut të djathtë janë trajtuar më me ashpërsi se sa turmat pro palestineze, të cilat nuk janë penguar përgjatë protestave të tyre.
Ministrja është e njohur po ashtu për retorikën e sqaj kundër emiograntëve, e veçanërisht kundër shqiptarëve, të cilët nuk ka nguruar shpesh t’i cilësojë si kriminelë.
Rikujtojmë se është hera e dytë që Braverman detyrohet të largohet nga e njëjta punë në pak më shumë se një vit. Liz Truss e urdhëroi atë të jepte dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar pas disa javësh në detyrë, për dërgimin e informacionit konfidencial te një deputeti nga një adresë emaili private.





