Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në Librazhd.
Bëhet me dije se një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd. Sipas raportimeve njoftohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte.
Mësohet paraprakisht se automjeti, i cili për pak përfundoi brenda marketit, ishte pa shofer.
Bëhet me dije se për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.Por si pasojë e incidentit, marketi në pronësi të Aqif Dautit ka pësuar dëme materiale.
Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.