E papritur! Faqja zyrtare e Eurovision-it ka fshirë nga rrjetet sociale foton nga prova e performancës së këngëtares shqiptare Ronela Hajati.

Kjo ndodhi pasi zyrtarët e kompeticionit të këngës cilësuan foton e Ronelës dhe grupit të saj, si provokuese dhe të papërshtatshme.

Në foto shfaqet Ronela bashkë me katër balerinët, të cilët provokojnë me lëvizjet e tyre sipas faqes së Eurovision-it.

Ndërkohë, komentuesit kanë vënë në dyshim pse një postim me 25,000 pëlqime është fshirë, kur postimet e konkurrentëve kanë më pak pëlqime. Kjo është cilësuar alarmante, duke pasur parasysh se Unioni Evropian i Transmetuesve mbron lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike, madje edhe brenda kufijve të një “show Evropian”.