Detaje të tjera tronditëse janë zbuluar nga abuzimit seksual i Gjirokastër. Një vajzë e mitur, e cila aktualisht është 16 vjeçe, dyshohet të jetë përdhunuar nga një i afërm i familjes për një periudhë rreth 4-vjeçare.

Denoncimi për abuzimin seksual të 16-vjeçares është bërë nga familjarët e saj, pasi e mitura u rrëfeu ngjarjen tronditëse ditën e mërkurë. Pas kallëzimit në Polici, 53-vjeçari i identifikuar si Kabil Hunda, është arrestuar.

Ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të hemorragjisë për ditë të tëra, vajza ka vendosur t’i tregojë të vërtetën nënës së saj. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë.

DHURATAT

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se 53-vjeçari i jepte herë pas here dhurata vajzës që kur ishte në moshën 12-vjeçare. Madje, sipas të dhënave, ai i kishte blerë edhe një telefon celular. Për shkak edhe të lidhjeve familjare, duket se 53-vjeçari ka përfituar nga afrimiteti i familjeve për të abuzuar me vajzën që në moshë fare të vogël. Aktualisht vajza po ndjek gjimnazin në qytezën e Libohovës.