Sipas burimeve policore plagosja e 27-vjeçarit Xhuljano Goga ka ndodhur përpara banesës së tij, në segmentin rrugor Spital-Uznovë.

Sipas policisë, i riu sapo kishte dalë nga shtëpia kur është qëlluar.

Janë konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve e banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin e ngjarjes, ndërkohë që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

27-vjeçari, ka shkuar me mjetin e tij në spitalin e Beratit, i gjakosur për të marrë përkujdesjen e mjekëve.

Njoftimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.