Një 33-vjeçar ka përfunduar në pranga ditën e sotme në Bulqizë, pasi ka dhunuar babain e tij.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka nodhur në fshatin Gjoricë, ku 33-vjeçari ka dhunuar fizikisht të atin, pas një konflikti, ndërsa më pas i ka vendosur zjarrin stallës së bagëtive dhe një traktori. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit familjar, që degradoi në këtë mënyrë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.