VORË- Detajë të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se 72-vjeçari Qazim Budlla dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkogë që mësohet kjo nuk është hera e parë që ai e ka dhunuar gruan e tij. Kjo pasi ajo kishte në trup shenja të shumta të dhunës. Fillimisht e moshuara Vasilika Budlla është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës.