Sonte është nata e “Halloween”, teksa duket se nuk mungojnë shtrigat e vërteta në realitet. Pikërisht këto të fundit keqtrajtojnë pa mëshirë kafshët.
Një qytetare denoncon në rrjetet sociale se një grua që jeton pranë drejtorisë së Policisë te “Myslim Shyri”, konkretisht në një pallat me 17 kate, i keqtrajton qentë barbarisht.
Sipas saj, ajo merr në shtëpi qentë e rrugës duke u shfaqur si bamirëse, por ‘prapaskenat’ janë të tmerrshme për kafshët e gjora. Siç duket nga video e publikuar, zonja bjonde e godet qenin me shkelma ndërkohë që ndodhen në ashensor.
Burime për JOQ Albania shprehen se gruaja shfaqet në zonën e ‘Drejtorisë’ pothujse çdo ditë e shoqëruar me një tuf qensh.
Përballë këtyre pamjeve brutale, autoritetet përkatëse duhet të marrin masa, në mënyrë që qentë e rrugës mos të bëhen viktima të një personi dhunues.
QYTETARJA SHKRUAN:
Sot per Hallowe’en, Diten e Shtrigave, dua te denoncoj nje super shtrige qe gjoja ben bamiresi me qente e rruges, i merr ne shtepi, i ushqen por qe me sa duket kenaqet me shume duke i rrahur dhe keqtrajtuar pasi shpesh ne pallatin ku banon degjohen te qarat e qenve te gjore.
Ju lutem njerzve qe i duan kafshet ta shperndajne sa me shume kete video ne menyre qe ky person te gjykohet dhe te shpetojne prej saj qente e gjore. Adresa e kesaj monstre eshte ne Tirane ne pallatin prane Drejtorise se Policise afer Myslym Shyrit, pallati 17 katesh.
https://twitter.com/i/status/1719445368046223398





