Gjendet i vetvarur në banesën me qira një 19-vje♪5ar në Elbasan.
Ngjarjau mësua rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Mësohet se 19-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit, ku ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.
Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë.
Ndër të tjera mësohet se i riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut. Ndërkohë mësohet se prindërit e tij janë emigrantë në Greqi.





