Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 7.10 të mëngjesit, në zonën mbi Spitalin Olimpik në Patras, ku shqiptari i cili ishte nisur për në punë, është përplasur me shpejtësi në pjesën e pasme të një mjeti të madh, ku ka goditur fort kokën, dhe ka vdekur në çast.

Mediat e huaja shkruajnë se 30-vjeçari, ishte baba i një fëmije të vogël.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse dhe policie, ndërsa hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.