Një aksident i rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat. Një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar për një çiklist, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.