Gjirokastër- Ngjarje tragjike në një fshat të Gjirokastrës. Polici 24-vjeçar shtyp me makinë djalin 12-vjeç.
Rasti i rëndë u regjistrua rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër.
E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar të miturin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.