Një studente ka vdekur pasi ra në një gropë plehrash nga një ndërtesë 11-katëshe.

Justine Gross, 19 vjeç, u zbulua kur koshat e apartamentit të saj në New Jersey po zbrazeshin nga punonjësit e rrugës.

Nëna e saj Francoise Gross tha se shokët e dhomës së vajzës së saj i kanë thënë se ajo kishte takuar një “djalë të ri” dy ditë më parë, i cili i dha një “lloj cigareje” para rënies së tmerrshme.

Burri dyshohet se jetonte në katin e shtatë të të njëjtit pallat.

Ajo tha për NJ.com: “Ajo zbriti dhe unë thjeshtë i dhashë një duhan”.

“Ai tha se ajo kishte një reagim shumë të keq, e zënë në panik, dhe ai po përpiqej ta kthente në apartamentin e saj në katin e 10-të.”