Vrasje me armë zjarri në Tropojë. Nga raportimet e para mësohet se një për person është vrarë me armë në fshatin Çeren ku ka mbetur i vrarë një person.

A.I mësohet se ka vrarë Isat Goçin dhe në kërkim është A. Ismailsufaj. Ai është bashkëfshatar me viktimën, e konflikti mes tyre ka qenë i momentit. Ai ka qenë punonjës i shërbimit të zjarrfikësve.

Njoftimi i policisë

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.