Ndalimi që i bënë kampionit të Evropës në fuqi, Italisë, me rezultatin 0-0 në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, ishte një vepër që meritonte dhuratë të veçantë.
Kështu, trajneri i kombëtares zvicerane, Murat Yakin, vendosi t’i dërgojë Federatës së Irlandës së Veriut një kuti plot me çokollata.
Sikurse e përcakton edhe vetë ai, ky është një falënderim i ëmbël për irlandezo-veriorët, që nuk u bënë “urë” për Italinë e Roberto Mancinit në kualifikuesen e fundit në grup të “Katar 2022”, por luajtën fort dhe morën barazimin e bardhë.
Pikërisht ky barazim i mundësoi Zvicrës, që fitoi kualifikuesen e saj të fundit në grup, të shkonte direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm, pa pasur nevojë t’i nënshtrohet “play-off”-it.
Këtë fat të keq e ka Italia tashmë, e cila rrezikon të mos marrë pjesë në të dytën Kupë Bote radhazi. Precedenti i vitit 2017 me Suedinë është makthi që mund të përsëritet për të kaltrit.
Me rezultatin në Belfast, në fakt kombëtarja e Zvicrës rrëmbeu kualifikimin direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Yakin përgatit pakon me çokollata, teksa shkruan edhe adresën e destinacionit të saj.
“93 minuta pa pësuar gol kundër Italisë, kampione e Europës në fuqi, janë të barazvlefshme me 9.3 kg çokollatë zvicerane për Irlandën e Veriut”, – thotë trajneri i kombëtares helvete, natyrisht I lumtur që do të jetë pjesë e “Katar 2022”, pas një viti.
We kept our word, @NorthernIreland ? A sweet Thank You is on its way! #sweetcaroline #sweetchocolate
??? @ChocolatCailler #natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/fAPUuHmrTf
— ?? Nati (@nati_sfv_asf) November 24, 2021