Një situatë komike, deri në kufijtë e absurdes, për një klub futbolli profesionist ka ndodhur në vendin tonë.

Dinamos nuk po i ecën fare në këtë periudhë me rezultatet në fushë, por edhe me gjendjen fizike të lojtarëve. Dëmtime të shumta që sjellin mungesa sistematike, por rasti i fundit është vërtet interesant.

Portieri Luka Krosta është dëmtuar para ndeshjes me Besëlidhjen dhe, sipas të gjitha gjasave, do të mungojë.

Mësohet se italiani është rrëzuar teksa bënte dush dhe ka pësuar një të çarë në kokë. Janë gjëra që mund të ndodhin, por që Dinamon e ka zënë ngushtë, sepse në skuadër ka vetëm portierin Sinan Dani, të riun që në merkaton e janarit u rikthye nga huazimi te Burreli.

Në këto kushte, klubi ka vendosur të rikthejë Edvan Bakajn, të cilin pak javë më parë e kaloi trajner portierësh te Dinamo U-19.