E torturonin dhe u dërgonin video familjarëve/ Detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit për 400 mijë paund
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund,”, kështu është shprehur në polici vëllai i Nertil Buzit, i cili u mbajt peng në Angli nga 7 shqiptarë. Mësohet se e gjitha ka ardhur pas një prishjeje pazari për drogën.
Nertil Buzi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë me precedentë penalë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një vajzë, për të cilën ende nuk dihet roli i saj.
Nertil Buzi është shpëtuar nga policia angleze, e cila u kontaktua nga homologët në Shqipëri. Deri më tani dyshohet se Buzi punonte në një shtëpi bari.