Policia e Durrësit ka njoftuar sot se një 35-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Pjezë Shijak. Viktima është shtetasi Ermal Shaliu.

Shaliu, që ishte kthyer dy ditë më parë nga Gjermania, u kërkua nga familjarët në emisionin Me zemër të hapur në News 24. Pas marrjes së lajmit të trishtë të humbjes së jetës të të riut nga Gramshi, ka reaguar edhe faqja zyrtare e emisionit “Me zemër të hapur”. Në reagim, thuhet se emisioni shpreh ngushëllime për të ndjerin.