Covid në Kosovë vijon të jetë shqetësues, ku shifrat e jetëve të humbura dhe infektimeve ditore mbeten të larta.
Raste tragjike janë raportuar ditët e fundit, ku pjesë e viktimave kanë qenë gra shtatzëna, foshnje por dhe disa anëtar nga një familje.
Një vdekje e dyfishtë është raportuar ditën e sotme në fshatin Turjakë të Malishevës ku kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga Covid-19 vjehrri dhe nusja e një shtëpie. Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes. Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga coronavirusi.