Një lajm i hidhur trondit sportin shqiptar.
Federata Shqiptare e Basektbollit ka bërë me dije “lajmin që kurrsesi nuk do donim ta ndanim kurrë”: “Ka ndërruar jetë Daniel Aliaj në moshën 24-vjeçare.
Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit, që e njohu së fundi si gjyqtar.
Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz, duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!
Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës Daniel, i përjetshëm kujtimi yt! Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe”.