Ngjarje e trishtë në Kosovë.
Një i mitur 9 vjeç nga Prizreni ka humbur jetën nga kovidi.
Fakti bëhet i ditur për Noa.al nga burime të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mësohet se vogëlushi nuk ka pasur shqetësime të tjera, por komplikacione nga virusi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.
Ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre në vendin fqinjë.