– Ish-kryekomunari i Velipojës, Pashko Ujka ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës, pas një atentati që iu organizua disa metra pranë shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se ai kishte marrë plumb pranë shpinës kurrizore dhe ndodhej në gjendje kritike, e pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ia doli që t’i mbijetonte atentatit.
Por kush është Pashko Ujka?
Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Në vitin 2009, ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja, duke qeverisur komunën përgjatë viteve 2011- 2015. Ndërkohë që në të njëjtën kohë ishte dhe në krye të ekipit sportiv Ada.