“E vrava se më dhunonte familjen sa herë që i shihte në rrugë”. Ky është rrëfimi i Astrit Ismajilsufit, autori i vrasjes së 4 shtatorit të ndodhur në Tropojë, ku mbeti i vdekur 49-vjeçari Isat Goçaj.

“Kishim debate për një sipërfaqe toke që ndodhet pranë shtëpive tona. Ai më dhunonte familjen sapo i shihte në rrugë. Pak orë para se të takohesha me Isatin, djali më tha se ai e kishte dhunuar, ndërsa nënën time e kishte shtyrë në oborr”, ka thënë autori i vrasjes para grupit hetimor.

Isat Goçaj u vra në fshatin Çerem të Tropojë më 4 shtator. Ai u qëllua nga Astrit Ismajlisufi, zjarrfikës në Bashkinë e Tropojës pas debateve që kanë pasur, që dyshohet për çështje pronësie.

Sipas dëshmisë së autorit, Isati i ka shkuar në banesë pas mesditës së 4 shtatorit, duke i shtyrë me dhunë nënën në përpjeke për t’i hyrë në shtëpi. Ai thotë se i ka kërkuar që të largohet, por viktima ka refuzuar dhe i kërkonte llogari për një zënkë të shpërthyer më herët.

Në sherr e sipër, zjarrfikësi ka nxjerrë armën pistoletë duke e qëlluar dhe lënë të vdekur në vend 49-vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here