Historia e Donaldit me Borën duket se do të komentohet gjatë. Madje vetë banori i Big Brother duket se është shprehur i penduar.

Teksa ishte duke biseduar me Meridianin ai i rrëfeu se kur kishte marrë vesh historitë e saj kishte menduar me vete se çfarë donte ai të bënte me të.

“Për historinë që kam pasur, kur kam marrë vesh historitë që ka pasur kam thënë uau, nuk e di pse e pashë veten me atë”, tha Donaldi ndër të tjera.

Përsa i përket qartësimit të lidhjes së tij brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ai u shpreh dje se i vjen “ta hajë fare”, teksa gjatë javës pati luhatje mes tyre dhe refuzime të puthjeve e përkëdheljeve pas hyrjes së Romeos në shtëpi.