Ylli gjerman i Real Madridit ka mbathur të njëjtën markë këpucësh sporti që nga fillimi i sezonit 2013-2014. Duket qartë se ai ndihet rehat duke veshur klasiket e “Adidas”. Në fakt, shoku i skuadrës së “Los Blancos”, Gareth Bale, zbuloi një herë se Kroos i pastron e lan vetë ato para çdo ndeshjeje.

“Ne mendojmë se ai nuk i beson tek askush për t’i pastruar ato, – tha Bale. – Kësisoji, i pastron gjithmonë vetë, në mënyrë që të jenë të përsosura”. Në një intervistë me GOAL vitin e kaluar, 32-vjeçari, fitues i Kupës së Botës, u shpreh në mënyrë lirike për këpucët e tij, që nuk i ndërron me modele të reja:

“Këpucët e mia? E vërteta është se janë pak të veçanta. Nuk kam parë një lojtar tjetër te Real Madridi që i pastron çdo ditë këpucët dhe i mirëmban kështu. Këpucët janë gjëja më e rëndësishme për mua në fushë, më shumë se për lojtarët e tjerë”.

Por në finalen e Champions-it, fundjavën e kaluar kundër Liverpool-it, një palë e tij të vjetra “Adipure 11pro” ishin në prag të papërdorshmërisë (të konsumuara), me një grisje të madhe të dukshme në disa foto pas bilbilit të trefishtë. Shikoni këpucën e tij të majtë më poshtë.