Cristiano Ronaldo i ka shtuar një tjetër “bishë luksoze” koleksionit të tij të makinave të shtrenjta.
Këtë radhë bëhet fjalë për një edicion të limituar të Bugatti Centodieci me vlerë 10 MLN €.
Vetëm 10 të tilla janë prodhuar dhe një prej tyre do të jetë nën pronësinë e sulmuesit të Manchester United.
Thuhet se kjo makinë është frymëzuar nga historia e Bugattit, me një motor W16 me tetë litra.
Bugatti i Ronaldos mund të kapë një shpejtësi prej 380 km/orë, teksa mund të shkojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.6 sekonda. Në koleksionin e tij të automjeteve super-luksoze përfshihen: 2 Ferrari, 1 Lamborghini, 1 Rolls Royce, 1 McLaren Senna dhe 1 tjetër Bugatti Chiron.