SHBA- Një video tronditëse po qarkullon në rrjet, ku shfaqet një edukatore, në Mississippi,e cila tmerron fëmijët me një maskë.

Një punonjëse e çerdhes mund të dëgjohet duke i thënë gruas që mbante maskën që të shmangte disa fëmijë. Siç shihet edhe në video, shumë fëmijë që përballen me maskën shpërthejnë në të qara.

Në një nga videot që është më shumë se dy minuta, gruaja me maskë përkulet mbi një fëmijë dhe e pyet nëse është i keq dhe nëse do t’i duhet ta nxjerrë jashtë. Një prej vogëlushëve përpiqet të fshehë fytyrën nga gruaja e maskuar, duke thënë jo dhe duke tundur kokën. Pavarësisht përgjigjes, gruaja i bërtet djalit në fytyrë.

Më pas, edukatorja shkon në një dhomë tjetër, duke paralajmëruar grupin e dytë të fëmijëve që të “bëhen gati”.

Tre fëmijë shihen duke u përpjekur të fshihen pas rafteve, ndërsa gruaja i bie derës. Kur hyn brenda, dëgjohen duke bërtitur nga frika. Ajo u afrohet fëmijëve dhe fillon të ndjekë një fëmijë të vogël që po qan.

Këto pamje janë bërë publike nga një edukatore në Facebook. Ajo thotë se nuk i shikon të arsyeshme këto veprime të kolegëve të saj. Siç shpjegon Jennifer Kayla Newman, e pa të arsyeshme të dokumentonte taktikat e përdorura nga kolegët e saj, sepse në të kaluarën ajo i kishte raportuar këto gra për veprimet e tyre.

“Nuk i kam bërë këto video për qejf. Nuk më dukej qesharake. Nuk po e shijoja. Nuk jam unë ai që bërtas në fytyrat e fëmijëve. Nuk jam unë ai që qëndroj pranë vajzës që bërtet. Nuk jam unë ai që qesh në video ”, sqaroi Neëman përmes Facebook-ut, duke iu përgjigjur atyre që menduan se ajo ishte në shaka mizore.