Cristiano Ronaldo ka kryer vizitat mjekësore në Lisbonë dhe shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratën dhe të prezantohet si futbollist i Manchester United.
36-vjeçari do të fitojë 480 mijë paund në javë duke u bërë futbollisti më i paguar i Premier Leagu. Ronaldo ishte shumë afër transferimit te City, por ndërhyrja e legjendave si Alex Ferguson dhe Rio Ferdinand, kthyen gjithçka në favor të United.

Ajo çka është problem për momentin janë vetëm disa detaje të vogla mbi vizën e portugezit dhe më pas do të udhëtojë drejt Anglisë për t’u prezantuar si futbollist i Manchester United. Kjo për faktin se Anglia ka dalë nga BE-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here