Pas një mungese të gjatë, moderatorja Einxhel Shkira është rikthyer në rrjete sociale, ku ka treguar se çfarë po ndodh në jetën e saj aktualisht.

Ndonëse u kujdes që të mos tregojë shumë detaje, Shkira zbuloi se po punon me një projekt shumë të rëndësishëm për të. Për këtë arsye moderatorja ka udhëtuar drejt Afrikës.

Postimet e saj të fundit në Instagram janë të gjitha të shkrepura në Afrikë, e nisur nga kjo ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë nëse Shkira është shpërngulur për të jetuar në këtë vend tashmë.Gjatë një bisede virtuale, dikush e pyeti: “A të pëlqen kultura afrikane?”. Einxhel u përgjigj: “Khemm khemm”, duke mos u treguar konkrete.

Një tjetër i shkroi moderatores: “Cili është qëllimi i udhëtimit në Afrikë? Dhe sa do qëndrosh?”.

Einxhel ia ktheu: “Është bërë pafund kjo pyetje dhe sigurisht kurioziteti është diçka njerëzore, por mendoj se duhet të njohim ca kufij privatësie dhe të mos e pyesim tjetrin për çdo gjë sikur ta kemi rob shpie (dhe ata madje mendohen para se t’më bëjnë pyetje të tilla).

Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike, prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi… kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë, sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Pra kjo është e gjitha njerëz. Ju dua”.Ndërkohë, kur një ndjekëse e pyeti si ia bën larg familjes, Einxhel tha: “Shoqëria do vazhdojë jetën e vet si me ty, si pa ty, sepse s’keni lidh kërthizën dhe kur të kthehesh do keni më shumë për të treguar dhe familja do jetë po aty çdo ditë duke të të suportuar.

Shyqyr, teknologjia e bën të mundur të kontaktosh çdo ditë dhe kur të merr malli shumë, janë thjesht një biletë avioni larg. S’e di a ja kam dalë, por të paktën e provon”.