VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Vlorë, e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku viktimë mbeti një 22-vjecar i identifikuar me emrin, Gëzim Sinomati.

Hetimet paraprake nga vendi i ngjarjes, shtojnë dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar.

Mësohet se i riu është vëzhguar nga autorët nga larg e më pas është shënjestruar me snajper në momentin që i ka dalë nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tij, ku u qëllua për vdekje.