TIRANË- I dënuari përjetë Indrit Shaqja dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit më 15 dhjetor. Burime nga organi i akuzës konfirmuan se tashmë Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për Indrit Shaqjen, i cili ditën e vrasjes mbeti i plagosur në këmbë.

Pritet që Prokuroria t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për Indrit Shaqjen, pasi ka dyshime se ka bashkëpunuar për vrasjen e shokut të dhomës Arben Lleshi, teksa po verifikohen rrethanat e implikimit të tij.

Prokuroria Elbasan informon se:

‘Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuetruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB per nenin 324/a K.Penal.’

Në dosjen e ngjarjes thuhet se Shaqja lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë kur Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë. Ndërkohë policët e burgut kanë dëshmuar se Shaqja e ka ndjekur Mjacajn deri në korridor pas vrasjes duke i thënë pse më vrave shokun.