Belgjikë- Atentat në Belgjikë. Ekzekutuar me 6 plumba një 28-vjeçar shqiptar.

I riu shqiptar me identitetin Ilir S, është qëlluar me breshëri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shqiptari u ekzekutua përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.

Ndërkohë, prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.

Deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit, dhe as njohjeve të mëparshme që ai mund të ketë pasur me autorin e dyshuar.